Politika e Cookie e Ancestry

Kjo politikё e Cookie pёrshkruan sesi Ancestry pёrdor cookies dhe teknologji tё ngjashme tё tjera, si piksela dhe objekte tё ruajtjes vendore (tё cilave u referohemi bashkёrisht si “Cookies”) nё lidhje me Shёrbimet e saj. Çdo term me shkronja të mëdha i përdorur dhe përndryshe jo i përkufizuar më poshtë ka kuptimin e caktuar të tij në Deklaratën e konfidencialitetit tonën.

Çfarë është një Cookie?

Cookies janë skedarë të vegjël të tekstit, të vendosur në shfletuesin tuaj të internetit ose në kompjuterin tuaj, që na lejojnë të bëjmë dallimin ndërmjet jush dhe vizitorëve tanë të tjerë. Shumica e faqeve në internet që vizitoni përdorin Cookies për të përmirësuar përvojën tuaj në internet - dhe nuk jemi ndryshe. Ndihmojnë ofruesit e shërbimit të faqes me gjëra si mbajtjen mend të hollësive të regjistrimit të përdoruesit, ruajtjen e preferencave të faqes dhe kuptimin sesi një përdorues ndërvepron me një faqe.

Si i përdor Ancestry Cookies?

Përdorim Cookies në përputhje me Deklaratën e konfidencialitetit tonë për:

  • të siguruar se Shërbimet tona funksionojnë siç duhet;
  • të zbuluar dhe parandaluar mashtrime;
  • të kuptuar sesi vizitorët përdorin dhe ndërveprojnë me faqen tonë;
  • të cilësuar preferencat tuaja;
  • të dhënë reklamime të përshtatshme; dhe
  • për të analizuar dhe përmirësuar Shërbimet.

Kush i vendos Cookies kur unë përdor Shërbimet e Ancestry?

Ka dy lloje kryesore të Cookies që mund të vendosen:

  • Cookies të palës së parë: këto Cookies vendosen nga Ancestry drejtpërdrejt kur përdorni Shërbimet tona. Cookies të palës së parë mund të përfshijnë Cookies nga Ofrues të shërbimit.
  • Cookies të palës së tretë: këto Cookies nuk i përkasin Ancestry. Janë në pronësi të kompanive të tjera, si Google ose YouTube, dhe përdoren për analiza të faqes dhe qëllime të reklamimit. Shihni hollësi të mëtejshme më poshtë mbi atë sesi t’i menaxhoni këto Cookies. Cookies të palës së tretë do të ofrojnë një shërbim ndaj Ancestry ose një funksion për ne, por Ancestry nuk mund të kontrollojë sesi përdoren ato Cookies të palëve të treta.

Ka shumë përfitime të përdorimit të Cookies. Për shembull, çdo herë që vizitoni faqen tonë mund t’ju regjistrojmë automatikisht dhe të mbajmë mend preferencat tuaja. Plus, mund t’ju mbajmë të regjistruar ndërsa kaloni rreth e rrotull në faqe dhe t’ju japim një përvojë personale.

Çfarë Cookies përdor Ancestry?

Kategoritë e përdorimit Pёrshkrimi
Të nevojshme Cookies e nevojshme janë thelbësore për përdorimin e Shërbimeve tona. Këto Cookies bëjnë gjëra si sigurimin se fjalëkalimi juaj funksionon dhe ju mban të regjistruar kur kaloni ndërmjet faqeve në faqen në internet dhe ndihmojnë faqen në internet të mbajë mend detaje si çfarë ka në karrocën tuaj të blerjeve ose sa keni ecur përpara vendosjes së një porosie. Cookies të nevojshme nuk mund të hiqen ose të fiken.

I përdorim ato Cookies në një numër mënyrash të ndryshme, përfshirë:

  • Vërtetim – Për të mbajtur mend gjendjen tuaj të regjistrimit në mënyrë që mos t’ju duhet të regjistroheni ndërsa lundroni përmes faqeve tona në internet.
  • Parandalim dhe zbulim të mashtrimit – Për të na ndihmuar të mbikqyrim dhe të zbulojmë përdorim mundësisht të dëmshëm ose të paligjshëm të Shërbimeve tona.
  • Siguria – Për të mbrojtur të dhënat tuaja nga një akses i pa autorizuar.
Analitikë Cookies të analitikës na ndihmojnë të kuptojmë sesi përdoruesit ndërveprojnë me Shërbimet tona. I përdorim ato Cookies për të analizuar dhe përmirësuar Shërbimet tona. Cookies të analitikës na ndihmojnë të kuptojmë sesi njerëzit vijnë tek faqja jonë në internet dhe na japin informacion mbi përmirësime ose shtime që duhet t’u bëjmë Shërbimeve tona.

I përdorim ato për të përmirësuar sesi funksionon faqja jonë, cfarë u intereson përdoruesve tanë dhe për të matur efektivitetin e përmbajtjes.

Reklamimi

Cookies të reklamimit përdoren për të kuptuar më mirë interesat tuaja dhe për t’u treguar juve reklama nga Ancestry dhe partnerët tanë të reklamimit të palëve të treta që janë më të përshtatshme për ju. Cookies të reklamimit mund të përdoren për të bashkëndarë të dhëna me reklamues (gjithashtu të referuara si reklamim ndaj sjelljes në internet) duke u lejuar atyre të gjurmojnë të dhënat e veprimtarisë tuaj anembanë faqeve tona në internet dhe faqeve të tjera, të cilat mund të përdoren për të krijuar një profil të interesave tuaja dhe për t’ju treguar përmbajtje anembanë faqeve të palëve të treta.

Cookies të reklamimit gjithashtu ju lejojnë të bashkëndani disa faqe me rrjete socialë (p.sh. butoni “like”, “share” në faqen tonë në internet.)

Këto Cookies kufizojnë numrin e herëve që shikoni një reklamë. Punojmë me palë të treta që e bëjnë këtë për ne dhe mundet që, në rrethana të kufizuara, gjithashtu të vendosim reklama rreth e rrotur në faqet e markave të lidhura me ne.

Funksionale / Preferenciale Këto Cookies lejojnë që faqja jonë të funksionojë në nivelin e saj më të mirë dhe të mbajë mend preferencat tuaja kur keni një llogari me ne (si emri juaj i përdoruesit, gjuha, ose rajoni ku jeni). Ato gjithashtu na ndihmojnë të kuptojmë sesi përdoret faqja jonë, në mënyrë që të mund të masim dhe të përmirësojmë performancën e saj.

Çfarë teknologjish të tjera të gjurmimit përdoren?

Kategoritë Pёrshkrimi
Piksela Një piksel (gjithashtu i njohur si fener i internetit, etiketa të veprimit) është një imazh i vogël që mund të gjendet brenda faqeve të internetit dhe email-eve, duke kërkuar një thirrje (e cila ofron informacion të pajisjes dhe vizitës) tek serverat tanë në mënyrë që pikselat të luajnë një rol në faqet në internet dhe email-et. Përdorim piksela për të mësuar më shumë mbi ndërveprimet tuaja me përmbajtjen e email-it ose të internetit, si nëse hapët një email ose ndërvepruat me reklamat. Pikselat gjithashtu mund të na lejojnë neve dhe palëve të treta të vendosim Cookies në shfletuesin tuaj të internetit.
Ruajtja vendore Ruajtja vendore mundëson një faqe në internet ose aplikacion të ruajë informacion në mënyrë vendore në pajisjen(et) tuaja. Ruajtja vendore mund të përdoret për të përmirësuar përvojën e Ancestry, për shembull, duke mundësuar funksionalitete, duke mbajtur mend preferencat tuaja dhe duke përshpejtuar funksionalitetin e faqes.
SDK-të Një takëm i zhvillimit të softuerit, ose SDK, është një paketë e shkarkueshme e softuerit e përdorur në aplikacione për celularë. Një SDK i zakonshëm mund të përmbajë API-të, të cilat janë pjesë të kodit të paracaktuar që ju ndihmojnë të kryheni detyra të zakonshme të programimit në platformë ose vegla të tjera që na ndihmojnë të bëjmë gjëra si zgjidhjen e problemeve, ndërtimin, aktivizimin, përdorimin dhe analizimin e aplikacioneve tona për celular.

Çfarë Cookies përdor Ancestry?

Tabela e Cookies të Ancestry rendit Cookies të palëve të para dhe të treta në faqet tona, së bashku me partnerët tanë. Ju lutemi vini re se emrat e Cookies, pikselave dhe teknologjive të tjera mund të ndryshojnë me kalimin e kohës dhe do të azhornojmë burimet tona kur ajo të ndodhë.

Si t’i menaxhoj Cookies të mia?